If you see this after your page is loaded completely, leafletJS files are missing.
If you see this after your page is loaded completely, leafletJS files are missing.
Ne aspektin personal, koha e lirë dhe përdorimi cilësor i saj po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në shoqëri. Ne mund ta shpenzojme atë kryesisht për aktivitet fizik, i cili ofron shumë mundësi, pasi ofron një argëtim dhe ka një efekt kompleks në shëndetin tonë fizik dhe mendor. Ecja, si bazë për ecjen ne natyre, është më së shumti formë e aksesueshme e aktivitetit fizik. Hiking njihet si një aktivitet aventuresk i nivelit të ulët, gjë që e bën atë me popullor dhe për këtë arsye, ai paraqet një produkt të rëndësishëm turistik në mbarë botën. Qëllimi i ecjes është përmirësimi i pasurisë shpirtërore, aftësive fizike, elasticitetit mendor dhe shëndetit të përgjithshëm të individit. Një aktivitet thelbësor i ecjes ne natyre (hiking) është eksplorimi i bukurive natyrore dhe monumenteve.
Shtigjet e ecjes japin mundësi për të përjetuar peizazhet spektakolare të maleve të kombinuara me përvojën lokale dhe kontribuojnë drejtpërdrejt tek fermerët në gjenerimin e të ardhurave duke shitur shërbimet e tyre dhe produktet vendase. Në Shqipëri për shumë vite ka pasur shënjime të palidhura të shtigjeve të përfunduara nga iniciativa të ndryshme, si polakë, çekë, alpinistë zviceranë, apo edhe alpinistë/njerëz vendas që kanë shtuar “shenja” të improvizuara, duke përfunduar në rrugë tashmë shumë të ndotura.
Nevoja për tu zhvilluar është një proces thelbësor qoftë për individin, ashtu dhe për shoqërinë për t’i bërë ballë realitetit aktual dhe sfidave apo ndryshimeve të ardhshme në rrafshin individual, shoqëror, global dhe rajonal.



