AGJENCIA KOMBËTARE E ZONAVE TË MBROJTURA

Informohu, Eksploro, Mendo, Kujdesu

Eksploroni shtigjet dhe gjeni desinacionin tuaj të ardhshem për te shijuar natyrën…

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102, datë 4.2.2015, është institucioni qendror shtetëror përgjegjës për zonat e mbrojtura dhe funksionon nën varësinë e ministrit përkatës. Detyra kryesore e saj është administrimi dhe kontrolli i këtyre zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

AKZM ka statusin e Drejtorisë së Përgjithshme në nivel qendror, ndërsa në nivel lokal organizohet në bazë qarku, përmes administratave rajonale të zonave të mbrojtura.

Funksionet, përbërja, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat e Agjencisë si organ qendror i specializuar për zonat e mbrojtura, si dhe ato të institucioneve të varësisë së saj, përcaktohen shprehimisht në këtë ligj dhe miratohen me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit.

Struktura dhe organigrama e AKZM-së dhe institucioneve të varësisë së saj miratohen me urdhër të Kryeministrit.

Lezhë

Elbasan

Vlorë

Kukës

Korçë

Fier

Shtigjet në rrjetin e zonave të mbrojtura

Sektori i turizmit po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga sektorët prioritarë të zhvillimit ekonomik të vendit, e mbështetur kjo edhe në statistika. Një nga produktet turistike është turizmi natyror bazuar ne frymën e turizmit të qendrueshëm.

Zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, liqenor, ligatinor, detar nën ombrellën e ekoturizmit dhe veprimtarive në natyrë (rafting, hedhje me parashutë sportive, çiklizmi malor, peshkimi, ngjitjet alpinistike, ecja në natyrë-hiking, shëtitja me kuaj, vizitat studimore, etj). Disa prej këtyre veprimtarive janë motivi kryesor i vizitave që vizitorët e huaj ndërmarrin në zonat natyrore.

Aktualisht zonat e mbrojtura shtrihen në 21% të sipërfaqes së përgjithshme të territorit të vendit. Vitet e fundit këto zona po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, vendas apo të huaj, duke arritur në mbi 3.2 milionë në gusht tee vitit 2023.

Zonat e mbrojtura, po shihen gjithnjë e më shumë si zona potenciale për promovimin e turizmit. Gjithmonë e më tepër, po rritet kërkesa për zhvillimin e një lloji të veçantë të turizmit në natyrë, që ka të bëjë në thelb dhe me rritjen e interest të turistëve në zonat e mbrojtura