Zgosht - Shpella e Koshorishtit
Zgosht – Shpella e Koshorishtit
Zgosht – Shpella e Koshorishtit
Gjatësia e shtegut: 8.5 km
Lartësia max: 926 m
Lartësia min: 510 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 3 orë
Ky shteg shtrihet përbri tokave bujqësore e drurëve frutorë, më pas vazhdon në pyjet e dushkut.
Ajo çka e bënë edhe më të plot eksperiencën tuaj është mundësia për të parë nga afër shtëpi tipike të zonës, të cilat janë të ndërtuara kryesisht me mure guri; nuancat gri të gurit e thyejnë bukur peizazhin e gjelbër. Pjesa më sfiduese e ecjes tuaj do të jetë ngjitja në Shpellën e Koshorishtit, kjo shpellë eremite ka në muret e saj gjurmë afreskesh. Në afërsi të saj gjendet dhe Monumenti i Natyrës “Burimi i Koshorishtit”.
Intinerari rrugë auto Librazhd-Zgosht në rrugë të asfaltuar – 10 km – 12 min





