Shtegu i Pelikanit në Liqenin e Prespës së madhe

Shtegu i Pelikanit në Liqenin e Prespës së madhe

Gjatësia e shtegut: 10 km

Lartësia max: 1044 m

Lartësia min: 828 m

Vështirësia: mesatare

Kohëzgjatja: 3 orë

Ky shteg qarkor fillon në Pustec (Liqenas) afër bregut të liqenit. Qëndroni në shteg derisa të arrini një livadh të madh dhe para se të hyni në zonën qendrore të parkut kombëtar, ktheheni djathtas dhe ndiqni shtegun poshtë deri në liqen. Ju keshillojmë të vizitoni kishën e Shën Nikollës në kepin buzë liqenit. Kjo kishë, e cila mban emrin e Çudibërësit “Shën Nikollaˮ daton prej të shekullit XIV. Ndonëse kjo kishë u rrënua në vitin 1967, është rindërtuar sërish në vitin 1990. Gjatë majit deri në korrik do të shihni një numër të madh pelikanësh, shpendët emblematikë të Liqenit të Prespës.

Shtegu i Pelikanit ndodhet në Parkun Kombëtar “Prespa”.

Shkarko Harten Offline
Shtegu i Pelikanit në Liqenin e Prespës së madhe
?
Export