Udha e Shkronjave
Udha e Shkronjave
Gjatësia e shtegut: 15.7 km
Lartësia min: 1149 m
Lartësia max: 1517 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 6 orë (vajtje)
Ky shteg i cili lidh Vithkuqin me Voskopojën merr emrin “Udha e Shkronjave” për shkak se përpara zyrtarizimit të alfabetit aktual shqip, mësuesi Grigor Voskopojari kontribuoi me një version të mundshëm të alfabeti shqip dhe e njejta gjë ndodhi prej rilindasit Naum Veqilharxhi që krijoi alfabetin e Vithkuqit. Shtegu nis në afërsi të Monumentit të Kulturës “Manatiri i Shën Pjetrit” në Vithkuq dhe vazhdon për rreth 10.50 km në pyjet e pishës së zezë, pyje të perzier me pishë të zezë, ah dhe dushk. Më pas keni një ngjitje të lehtë për të arritur kuotën 1434 m e më pas kemi zbritje në lëndinat rrethuar me pyje pishe. Pika më e lartë është Qafa e Fikut në kuotën 1517 metra. Përgjatë tij mund të haseni me ariun e murrmë, ujkun, dhelprën, lepurin e egër, derrin e egër etj. Rrugëtimi juaj përfundon në fshatin piktoresk të Voskopojës.
Në gjatësinë e shtegut gjenden 2 burime ujore.
Shtegu “Udha e Shkronjave” gjendet pjesërisht në Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Lugina e Gjergjovicës”.






