Shtegu i Kanionit të Gjipesë

Shtegu i Kanionit të Gjipesë

  • Gjatësia: 1.5 km (vajtje)
  • Kohëzgjatja: 40 min
  • Vështirësia: mesatare
  • Lartësia min: 6 m
  • Lartësia max: 500 m

Aksesueshmëria: Nis nga degëzimi i rrugës Vlorë – Himarë; nga Dhërmiu – Manastiri i Shën Todhrit – Plazhi i Gjipesë. Gjendet përgjatë pjesës së poshtme të përroit të Gjipesë, midis Vunoit dhe Iliasit, dy fshatra pranë plazhit të Gjipesë.

Kanioni i Gjipesë (Monument Natyre) përfaqëson një grykë të ngushtë – kanion, të formuar nga veprimtaria gërryese e ujit të përroit të Gjipesë dhe procesi i karstit. Gjatësia e tij është mbi 1.5 km me nje gjerësia 10 – 20 m, duhet të ketë edhe shpella. Shkëmbinjtë në muret e tij janë mjaft të plasaritur, ndaj e vështirësojnë zbritjen me litar. Në fundin e kanionit ka blloqe shkëmborë të rrëzuar, por edhe të sjellë nga përroi gjatë vërshimit. Kalimi përgjatë tij është i rrezikshëm nga rrëzimi i gurëve! Peizazhi natyror është shumë tërheqës dhe pranë tij është plazhi i Gjipesë me rërën dhe ujin shumë të pastër, me falezat e guvat në bregdetin shkëmbor.

Shumë dashamirës të sporteve përdorin këtë kanion për të ushtruar sportin e tyre të preferuar, dhe për të përjetuar emocione të forta. Plazhi i virgjër i Gjipesë ndodhet fare afër dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër, shpellat e vogla dhe bregdetin shkëmbor te saj.

Flora: Përfaqësohet me llojet si : shkurre meshetare, selvia (lat. Cupressus sempervirens L.)

Fauna: Përfaqësohet me llojet si çakalli (Canis aureus), ujku ( canus lupus), dhelpra e kuqe (vulpes vulpes)

Shkarko Harten Offline
Shtegu i Kanionit të Gjipesë
?
Export