Qafa e Pejës – Maja e Jezercës

Qafa e Pejës – Maja e Jezercës

  • Gjatësia: 5 km (vajtje)
  • Kohëzgjatja: 2.5 orë
  • Vështirësia: e lartë
  • Lartësia min: 1685 m
  • Lartësia max: 2664 m

Aksesueshmëria: Deri në fshatin e Thethit arrihet nëpërmjet rrugës auto Shkodër – Theth, e cila është e kalueshme nga të gjitha llojet e makinave.

Më pas ndiqet shtegu Theth – Vusanje (Mal i Zi), më pas ndaheni nga ky shteg për të vazhduar në Qafën e Pejës. Gjatë rrugëtimit tuaj do të hasni Monumentin e Natyrës “Cirku i Gropës së bukur të Jezercës”. Për shkak të vështirësisë së lartë që mbart këshillohet të realizohet nga persona me eksperiencë në ecje malore sfiduese.

Shtegu “Qafa e Pejës – Maja e Jezercës” gjendet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Shkarko Harten Offline
Qafa e Pejës - Maja e Jezercës
?
Export