Lëpushë - Maja e Vajushës
Lëpushë – Maja e Vajushës
Lëpushë – Maja e Vajushës
- Gjatësia: 3 km (vajtje)
- Kohëzgjatja: 1.5 orë
- Vështirësia: e lartë
- Lartësia min: 1688 m
- Lartësia max: 2011 m
Aksesueshmëria: Deri në fshatin e Lëpushës arrihet me rrugën auto Shkodër – Vermosh, e cila është e kalueshme nga të gjitha llojet e makinave.
Shtegu sugjerohet të përshkohet gjatë sezonit të ngrohtë, sepse gjatë dimrit mban ngricë dhe rrit ndjeshëm rrezikshmërinë e tij. Për shkak të vështirësisë së lartë që mbart këshillohet të realizohet nga persona me eksperiencë në ecje malore sfiduese. Burimet ujore janë prezente përgjatë ecjes tuaj.
Shtegu “Lëpushë – Maja e Vajushës” gjendet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.


