Goricë e Vogël – Diellas
Goricë e Vogël – Diellas
Goricë e Vogël – Diellas
Ky shteg lidh fshatin Goricë e Vogël me Diellasin dhe ka gjatësi 5.7 km (vajtje). Koha mesatare e përshkimit është 2-2.5 orë. Shtegu ofron pamje panoramike të Prespës dhe kalon në Monumentin e Natyrës “Dushqet e Manastirit Diellas”, ku në afërsi ndodhet edhe manastiri i Diellasit. Rruga kalon në terrene pyjore dhe kodrinore, prandaj kërkon pak më shumë përgatitje fizike. Pas pikës më të lartë, shtegu fillon të zbresë, ju do të keni pamje mahnitëse të Liqenit të Prespës dhe maleve në anën e Prespës greke. Ky shteg pritet në një pike me shtegun “Diellas – Gollomboç”.
- Gjatësia: 5.7 km
- Koha për t’u pëshkruar: 2.5 orë
- Vështirësia: E vështirë
- Lartësia min: 860 m
- Lartësia max: 1186 m
Shtegu “Goricë e Vogël – Diellas” ndodhet në Parkun Kombëtar “Prespa”.



