Zapod – Koritnik

Zapod – Koritnik

Gjatësia e shtegut: 5.6 km

Lartësia max: 2365 m

Lartësia min: 1198 m

Vështirësia: mesatare

Kohëzgjatja: 7- 8 orë

Ngjitja për në malin e Koritnikut nis nga fshati Zapod, në Parkun Natyror “Korab-Koritnik”.  Përgjatë ngjitjes ke mundësinë të shohësh qytetin e Kukësit, Gjallicën, Korabin, Pashtrikun dhe Malet e Sharrit që shtrihen nga Kosova deri në Maqedoni. Maja e Pikëllimës është dhe maja ku ndodhet kufiri Shqipëri – Kosovë.

Për të shkuar në fshatin Zapod që ndodhet në fillim të këtij shtegu, 20 km larg nga qendra e qytetit të Kukësit ka 1200 m disnivel dhe në total 11 km ngjitje-zbritje. Koha e nevojshme për të përshkuar këtë distancë është rreth 7-8 orë.

Shtegu është i kalueshëm pa problem gjatë gjithë gjatësisë së tij.

Shkarko Harten Offline
Zapod – Koritnik
?
Export