Zall Dajt - Dardha Shtegëtare - Qafë Murrizë
Zall Dajt – Dardha Shtegëtare – Qafë Murrizë
Zall Dajt – Dardha Shtegëtare – Qafë Murrizë
Gjatësia e shtegut: 10.4 km
Lartësia min: 363 m
Lartësia max: 1242 m
Vështiresia: mesatare
Aksesueshmëria : Nëpërmjet rrugës kombëtare të Arbrit deri në fshatin e Zall-Dajtit ku nis shtegu.
Ky shteg kalon përmes pyllit me pisha e pyllit të përzjerë. Në rrugëtimin tuaj shijoni freskinë e aromën e mire të pishave. Përgjatë shtegut afrohet mundësia e kundrimit të malit të Selitës, Dajtit dhe të liqenit të Bovillës e zonave të tjera të Zall-Bastarit. Më parë ky itinerar ka shërbyer si urëlidhëse midis Dibrës dhe Tiranës dhe zonës të Klosit.
Shtegu “Zall Dajt – Dardha Shtegëtare – Qafë Murrizë” gjendet në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.



