Valbonë – Kuji i Rragamit

Valbonë – Kuji i Rragamit

Gjatësia e shtegut: 14 km

Lartësia max: 1865 m

Lartësia min: 949 m

Vështirësia: mesatare

Kohëzgjatja: 7 orë

Shtegu Valbonë-Kuji i Rragamit-Valbonë është një shteg qarkor i cili të jep mundësinë të eksplorosh gjithë zonën e Rragamit deri tek vendi i quajtur Kuji i Rragamit. Ky shteg ka një shkallë vështirësie mesatare dhe është një mundësi e mirë për të parë florën dhe faunën e Luginës së Valbonës si dhe masivet me pyje ahu. Rrugëtimi juaj përfshin kalimin në disa lëndina dhe në muajt qershor – korrik ju do të mund të shihni plot bimë endemike. Shtegu është i pastruar dhe i aksesueshëm.

Shtegu “Valbonë – Kuji i Rragamit” ndodhet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Shkarko Harten Offline
Valbonë - Kuji i Rragamit
?
Export