Valbonë – Bregu i rrethit – Kukaj
Valbonë – Bregu i rrethit – Kukaj
Gjatësia e shtegut: 5.4 km
Lartësia max: 1529 m
Lartësia min: 950 m
Vështirësia: e lehtë
Mos e humbni rastin të vizitoni një nga shtigjet më pak sfiduese të parkut, i cili fillon nga fshati Valbonë në lartësinë 950 m mbi nivelin e detit dhe është në ngjitje deri në lartësinë 1529 m mbi nivelin e detit. Në këtë shteg shikon pyje të mrekullueshëm të ahut, pyje halorë si dhe shumë bimë endemike në kullotat dhe lëndinat që shtegu kalon. Nga lartësia 1529 m ku pastaj shtegu fillon në zbritje për në lagjen Kukaj zona të ofron një panoramë magjepsëse të luginës së Valbonës, të masivit të Zhaborreve, masivit të Jezercës, Kollatës dhe faqes jugore të Majës së Thatë.
Gjatë ecjes në shteg nuk ka burime ujore, pra të apasionuarit e natyrës duhet të marrin ujë me vete.





