Ujëvara e Përroit Kecit (Shëngjergjit)

Ujëvara e Përroit Kecit (Shëngjergjit)

Gjatësia e shtegut: 0.71 km

Lartësia min: 486 m

Lartësia max: 602 m

Vështirësia: e lehtë

Mbërritja tek shtegu kalon nëpërmjet rrugës Tiranë – Shëngjergj. Shtegu kalon nëpërmjet pyjeve të përzier (rrap, shelg, shkozë, vërri, gjineshtra) duke dhënë një mundësi që ky shteg të jetë i freskët gjatë periudhës së verës dhe i aksesushëm për të gjithë moshat. Mbërritja në Ujëvarën e Përroit të Kecit të ofron një mundësi spektakolare me ujërat që rrjedhin në lartësinë 30 metra të dukshme e gjarpëron përmes hinkave në formë spirale në lartësi më të madhe, të cilat janë më pak të dukshme për syrin e vizitorit. Formacioni shkëmbor rreth saj është me shkëmbinj shtresëzorë dhe me ngjyra, ku e kuqja mbizotëron. Ky Monument Natyre furnizohet me ujë nga “Mali me Gropa” dhe formon një nga degët e krijimit të Lumit Erzen.

Shtegu “Ujëvara e Përroit Kecit (Shëngjergjit)” gjendet në Parkun Natyror “Mali me Gropa – Bizë – Martanesh”.

Shkarko Harten Offline
Ujëvara e Përroit Kecit (Shëngjergjit)
?
Export