Tërshen – Maja e Gjallicës
Tërshen – Maja e Gjallicës
Gjatësia e shtegut: 7.3 km
Lartësia max: 2489m.
Lartësia min: 1331 m
Vështirësia: mesatare
Ky është një shteg mjaft panoramik, i cili fillon nga fshati Tërshenë në lartësinë 1331 m dhe vazhdon në ngjitje në pyjet e Rrobujve. Në shtegu lidhet me Monumentin e Natyrës Kroi i Kuq, një burim karstik gjithë -vjetor me vlera kuruese.
Shtegu vazhdon më tej për rreth 1 km nëpër shpatin e zhveshur të Gjallicës deri në lartësinë 2100m, në një lëndinë të quajtur Laku apo Podina, që bashkon shpatin jugor të Gjallicës, me pyllin me pisha të Vojvodës apo siç ndryshe i thonë dhe banorët “Venmira”.
Shtegu vazhdon të ngjitet në shpatin jugor të Gjallicës dhe për 1.2 km, deri në lartësinë 2400m, në majën e parë, e cila quhet Maja e Vole. Pjesa e fundit e shtegut deri në majë është më pak se 1 km, dhe i gjithë shtegu kalon pothuajse në kurrizoren e Gjallicës, deri në pikën më të lartë 2489m.
Shtegu “Tërshen – Maja e Gjallicës” ndodhet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.



