Shtegu përreth Ligatinës së Vainit

Shtegu përreth Ligatinës së Vainit

Gjatësia e shtegut: 13.4 km

Lartësia min: -1 m

Lartësia max: 6 m

Vështirësia: e ulët

Kohëzgjatja: 2.5 orë

Shtegu përreth Ligatinës së Vainit, në afërsi të plazhit me të njejtin emër, nis prej Qendrës së Vizitorëve, i cili është një eco-muzeum i vogël ku mund të merrni informacion të detajuar mbi Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune – Vain – Tale – Patok – Fushëkuqe – Ishëm”. Shtegu i jep mundësinë vizitorëve për ta kundruar terrenin e thyer ligatinor edha nga pikat dominante ku gjenden kullat e vrojtimit të shpendëve. Mos harroni të merrni me vete dylbitë për të vëzhguar zogjtë e shumëllojshëm. Në këtë terren të sheshtë çdokush sodit natyrën e shpesh haset me shpendët folezues si çafka që është rezidente e parkut.

Shkarko Harten Offline
Shtegu përreth Ligatinës së Vainit
?
Export