Shtegu i Ishullit të Kunes

Shtegu i Ishullit të Kunes

Gjatësia e shtegut: 4.4 km

Lartësia min: -1 m

Lartësia max: 4 m

Vështirësia: e ulët

Kohëzgjatja: 1 orë

Shtegu përshkohet në brendësi të Ishullit të Kunes dhe i jep mundesinë çdo grupmoshe të shplodhet në natyrë. Përgjatë shtegut keni mundesi të vëzhgoni biodiversitetin e larmishëm, të ecni në zemër të pyllit, të dilni buzëdetit. Në tërësinë e tij ofron pamje të bukura të lagunës dhe kombinime interesante të llojeve të ndryshme të pishave. Duke qenë një zonë ku mbizotëron qetësia e bënë atë një habitat shumë të mirë për folenizimin e shpendëve e për këtë arsye dhe vizitorët duhet ta respektojnë këtë qetësi. Mos harroni të merrni me vete dylbitë për të vëzhguar zogjtë e shumëllojshëm nga kullat e vëzhgimit.

Shtegu i Ishullit të Kunes është pjesë e Rezervatin Natyror të Menaxhuar “Kune – Vain – Tale – Patok – Fushëkuqe – Ishëm”.

Shkarko Harten Offline
Shtegu i Ishullit të Kunes
?
Export