Shishtavec – Guri i Mëngjesit
Shishtavec – Guri i Mëngjesit
Gjatësia e shtegut: 5 km
Lartësia max: 1947 m
Lartësia min: 1304 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 5 orë
Shtegu fillon nga fshati Shishtavec dhe është i gjithi në ngjitje duke vazhduar më tej në kullotat alpine duke ju afruar pyjeve të ahut në Paskidov, i cili është një pyll ahu i instaluar me farë. Pastaj shtegu fillon në ngjitjen në kullotat alpine të Shishtavecit deri tek Guri i Mëngjesit. Në afërsi të Gurit të Mëngjesit ndodhet bar-restorant Skiatori i cili mund të shërbejë si një pushim për guidën. Më pas në ngjitje për afro 20 minuta e arrihet në destinacionin final: Guri i Mëngjesit. Ky Monument Natyre është një ndër atraksionet më të bukura turistike për shkak të panoramës që ofrohet; prej tij lexohet lehtë rreth 60% e sipërfaqes së menaxhuar nga AdZM Kukës e Parkut Natyror “Korab-Koritnik”.




