Qendra e Vizitorëve – Udha e Tajgës – Plazh

Qendra e Vizitorëve – Udha e Tajgës – Plazh

Gjatësia e shtegut: 2.7 km

Lartësia max: 16 m

Lartësia min: 4 m

Vështirësia: e ulët

 

Filloni me një vizitë në Qendrën e Vizitorëve ku do të merrni një informacion të detajuar mbi Parkun dhe biodiversitetin e tij të lartë. Ecim rreth 5 minuta në shëtitoren me  dërrasa dhe futemi në shtegun Udha e Tajgës. Gjatë gjithë ecjes në këtë shteg jemi të shoqëruar nga cicërimat e shpendëve e ajri i freskët i pyllit me pisha. Përgjatë ecjes në këtë shteg do të shohim bimë të ndryshme si mersinë, xinë etj. Në fund të shtegut dalim në Qendrën e Plazhit. Ky shteg është i këshillueshëm për çdo grupmoshë.

Shkarko Harten Offline
Qendra e Vizitorëve - Udha e Tajgës - Plazh
?
Export