Qendra e Vizitorëve – Skela e Pirgut
Qendra e Vizitorëve – Skela e Pirgut
Gjatësia e shtegut: 14 km
Lartësia max: 9 m
Lartësia min: -5 m
Vështirësia: e ulët
Ky shteg është i gjatë dhe sugjerohet të përshkohet me biçikletë. Pasi kemi kaluar pjesën e plazhit ku kemi parë dhe dunat ranore, kemi arritur në kanalin e Vaut. Do të vazhdojmë në anën e Godullës së jashtme në të cilën shohim shpendë të ndryshëm. Tashmë nga kjo godull kemi lidhjen e detit me Lagunën e Karavastasë nëpërmjet tre kanaleve. Rreth 30 minuta të këtij shtegu do kalojnë në freskinë e pyllit me pisha. Në kanalin e dytë dhe të tretë, që lidh Lagunën me Godullën e jashtme, do të shohim edhe metodën e peshkimit tradicional Dajlanin. Në këto kanale do të shohim pulëbardha të ndryshme e karabullakë duke u ushqyer. Vazhdojmë shtegun në një rrugë të pashtruar ku në krahun e majtë gjendemi përkrah Lagunës së Karavastasë.
