Qendra e Vizitorëve – Kanali i Vaut – Kulla e vrojtimit të shpendëve
Qendra e Vizitorëve – Kanali i Vaut – Kulla e vrojtimit të shpendëve
Gjatësia e shtegut: 5.5 km
Lartësia max: 9 m
Lartësia min: -3 m
Vështirësia: e ulët
Nisni ditën tuaj në natyrë me një vizitë pranë Qendrës së Vizitorëve e me pas ecni rreth 15 min në rrugë të asfaltuar. Prej këtu ky shteg vazhdon buzë plazhit e përkrah pyllit. Ju keni mundësinë të shihni dunat ranore që janë karakteristike me bimësinë e tyre barishtore afër detit deri tek dunat me dëllinja afër pyllit. Duke ecur nëpër pyll sheh kanalin e parë lidhës së Lagunës së Karavastasë me Godullën e Jashtme. Pasi keni arritur në Kullën e Vrojtimit të Shpendëve para jush shfaqet Laguna më e madhe në Shqipëri, Laguna e Karavastasë 4300 ha me një pamje mahnitëse. Në periudhën nëntor- mars kjo lagunë është e mbushur me shpendë dimërues ku dominojnë rosa të ndryshme, flamingo etj. Gjithashtu mund të shohësh edhe peshkimin tradicional Dajlanin, një metodë shumë e vjetër peshkimi.

