Qendra e Vizitorëve – Ishulli i Pelikanit
Qendra e Vizitorëve – Ishulli i Pelikanit
Gjatësia e shtegut: 3.5 km
Lartësia max: 16 m
Lartësia min: -3 m
Vështirësia: e ulët
Ky shteg është i shkurtër por me një peizazh shumë të bukur pasi pishat reflektojnë në ujërat e strugave (kanaleve). Duke filluar nga Qendra e Vizitorëve vazhdojmë në shëtitoren me dërrasa për 10 minuta. Pasi hyjmë në shtegun e Pelikanit në pyll mund të shohim krahas ndërthurjes së Pishës së egër me Pishën e butë, por edhe florën barishtore që e bën mjaft tërheqës këtë shteg. Në kullën e vrojtimit të Ishullit të Pelikanit ke mundësinë të shohësh pelikanët në kohën e riprodhimit nga janari deri në qershor. Ishulli I Pelikanit, i cili ka statusin Monument Natyre, është e vetmja pikë për folezimin e Pelikanit kaçurrel në Shqipëri. Krahas pelikanëve gjatë dimrit mund të shohësh pafund shpendë si flamingo, rosa, çafka, karabullakë etj.
