Liqeni i Kallabakut – Çajë

Liqeni i Kallabakut – Çajë

Gjatësia e shtegut: 15 km

Lartësia max: 2141 m

Lartësia min: 1450 m

Vështirësia: mesatare

I mirënjohur si “Shtegu i ngjyrave” ao fillon nga Liqeni i Kallabakut në lartësinë 1450 m  e vazhdon në ngjitje deri tek Maja e Kallabakut në lartësinë 2141 m. Nga Maja e Kallabakut fillon zbritja për tek lumi “Reka e Çajës” në vendin e quajtur Bjeshka e Kokës me një gjatësi prej 2.2 km me pjerrësi maksimale 27 % deri në afërsi të lumit Reka e Çajës. Gjatë këtij itinerari shihet një larmishmëri e florës së kullotave alpine e shumë bimë endemike.
Më pas ndjekim vazhdimin e shtegut për në fshatin Çajë, i cili shtrihet i gjithi pothuajse përgjatë lumit Reka ku pjerrësia maksimale shkon deri në 16% në një gjatësi prej 7.6 km.
Gjatësia e konsiderueshme e shtegut kërkon përgatitje fizike të mirë si dhe marrje ushqimi me vete.

Shtegu “Liqeni i Kallabakut – Çajë” ndodhet në Parkun Natyror “Korab – Koritnik”. 

Shkarko Harten Offline
Liqeni i Kallabakut - Çajë
?
Export