Klysyrë – Markofshë
Klysyrë – Markofshë
Gjatësia e shtegut: 14.7 km
Lartësia min: 402 m
Lartësia max: 2021 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 8 orë
Në rrugën auto që lidh qytetin e Bajram Currit me Valbonën shtegu nis nga Klysyra e vazhdon në ngjitje deri tek Qafa e Pajës – Qafa e Petishit duke ndjekur gjurmët e bjeshkëve në kullotat alpine të kësaj zone, gërshetuar me gurë gëlqerorë. Biodiversiteti i kësaj zone është shumë i pasur dhe i larmishëm duke filluar nga pyjet fletorë të dushqeve, pyjet e ahut, pyjet halorë deri në kullotat alpine ku boronica, mjedra dhe burimet ujore të shoqërojnë pothuajse gjatë gjithë shtegut.
Përgjatë këtij shtegu vëzhgohen shumë pika piktoreske si: Majat e Bjeshkëve të Namuna, Maja e Hekurave, Maja e madhe deri në masivin e Jezercës dhe masivi i Kollatës. Shtegu më pas lidhet me shtigjet e tjera që të çojnë në fshatin e vjetër të Çeremit.
Shtegu “Klysyrë – Markofshë” ndodhet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.



