Çezma e Tarikos – Qafa e Skurës – Fshati Tomorr
Çezma e Tarikos – Qafa e Skurës – Fshati Tomorr
Gjatësia e shtegut: 7 km
Lartësia max: 1314 m
Lartësia min: 914 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 4 orë
Ky shteg mjaft tërheqës gjarpëron nëpër pyjet e ahut dhe pishës së zezë, ecja në brendësi të pyllit ndërpritet nga kalimi në kullotat alpine të Malit Tomorr. Në përfundim të këtij rrugëtimi arrini në rrënojat e Kalasë së Tomorrit. Përgjatë historisë së zhvillimit të kësaj zone dhe të qytetit të Beratit kjo gjurmë në territor ka shërbyer si rrugë kryesore e kalimit të dy fshatrave Qafë Dardhë dhe Tomorr.
Në këtë shteg gjendet një burim ujor që është Çezma e Tarikos e cila ka dhe një vlerë historike për banorët e zonës.
Intinerari auto: Berat – fshati Qafë Dardhë (çakull – 23 Km – 1 orë e kalueshme vetëm me fuoristrada) & fshati Tomorr – Berat (çakull – 24 Km – 1 orë e kalueshme vetëm me fuoristrada).






