Çerem – Stanet e Markofshës

Çerem – Stanet e Markofshës

Gjatësia e shtegut: 6 km

Lartësia min: 1159 m

Lartësia max: 1852 m

Vështirësia: mesatare

Kohëzgjatja: 3.5 orë

Ky shteg fillon nga fshati Çerem në 1159 m mbi nivelin e detit dhe vazhdon në ngjitje deri tek stanet e Markofshës në lartësinë 1852 m mbi nivelin e detit. Rrugëtimi juaj kalon mes të pyjeve të Ahut dhe Rrobujve duke të ofruar një panoramë mjaft tërheqëse dhe magjepsëse për cdo person që e viziton. Në lartësinë 1453 m shtegu shtrihet në rrugën auto që lidh Çeremin me Bjeshkët e Doberdolit. Në këtë shteg në kullotat alpine mund të takosh në periudhën e lulëzimit shumicën e bimëve endemike që Parku i Alpeve ka.

Shtegu është një nga shtigjet me peizazhet më të bukura pasi është vazhdimësi e shtigjeve të tjera që lidhin Valbonën me Çeremin, Lumin e Gashit, Doberdolin, Sulbicën etj.

Shtegu “Çerem – Stanet e Markofshës” ndodhet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Shkarko Harten Offline
Çerem - Stanet e Markofshës
?
Export