Çajë – Përroi i Lushit

Çajë – Përroi i Lushit

Gjatësia: 6 km

Lartësia max: 1576 m

Lartësia min: 1276 m

Vështirësia: mesatare

Ky shteg shtrihet ndër kullotat subalpine të Parkut Natyror “Korab – Koritnik”. Shtegu fillon nga fshati Çaje dhe është pothuajse i gjithi në ngjitje. Pjerrësia mesatare e shtegut është 12.9% ku fillon nga lartësia 1276 m në Çaje dhe arrin deri në lartësinë 1576 m mbi nivelin e detit. Ky segment është pjesë e shtegut që lidh Çajën me fshatin Radomirë, i cili shtrihet i gjithi në kullotat alpine të parkut. Shijoni përgjatë këtij shtegu pamjet magjepëse që të ofrojnë kullotat dhe mos e humbni rastin për të mbledhur disa prej bimëve që e stolisin çdo pranverë këtë zonë.

Shkarko Harten Offline
Çajë - Përroi i Lushit
?
Export