Shtegu i Dunave

Shtegu i Dunave

Gjatësia e shtegut: 19 km

Lartësia max: 8 m

Lartësia min: -1 m

Niveli i vështirësisë: i ulët

Kohëzgjatja: 5 orë

Koha e rekomanduar për frekuentimin: Mars – Nëntor

 

 

Ky shteg nis nga Argjinatura që ndan Kriporen nga Laguna e Nartës, ku këshillojmë që nga kullat e vrojtimit të zogjëve të bëni birdwatching. Duke vijuar më pas me përshkimin e pyllit të Pishë Poros. Përgjatë pyllit zona ka një larmishmëri ngjyrash, shpendësh dhe kafshë të pyllit. Një ndër destinacionet e shtegut janë 4 bunkeret të ndërlidhur si pjesë historike e zonës, vijnë si një relike e monizmit në territorin e thyer të lagunës. Më pas vijohet duke kaluar nëpër dunat të cilat gëzojnë statusin e Monumentit të Natyrës, të cilat janë një habitat i tepër rëndësishëm për folenizimin e breshkave të detit.

Flora përfaqësohet me llojet si: Pisha e egër (Pinus halepensis), Pisha e butë (Pinus pinea), Brokra (Cakile maritima), Rrodhja e lungeve (Xanthium strumarium), Këmbëkuqja ruse (Salsola kali), Kallami i ranishteve (Ammophila arenaria) etj.

Fauna përfaqësohet me llojet si: Flamingo(Phoenicopterus roseus), Pelikani Kacurrel(Pelecanus crispus), Çakalli (Canis aureus), Shqiponja gjarpërngrënëse(Circaetus gallicus) etj.

Shkarko Harten Offline
Shtegu i Dunave
?
Export