Radomirë – Liqeni i Zi (Monument Natyre)

Radomirë – Liqeni i Zi (Monument Natyre)

Gjatësia e shtegut: 1.6 km

Lartësia max: 1471 m

Lartësia min: 1247 m

Vështirësia: i lehtë

Kohëzgjatja: 1 orë

 

Nisni ecjen tuaj nga qendra e Radomirës në një shteg mjaft të frekuentuar, i cili mund të përshkohet nga çdo grupëmoshë. Përgjatë këtij shtegu shpalosen pamjet madhështore të Malit të Korabit e do të mund të shihni me sy të lirë 3 majat më të larta të vendit tonë. Udhëtimi juaj përfundon në Liqenin e Zi. Ky Monument Natyre, me ujin e kristaltë i rrethuar nga masivi i pishave shumëvjeçare, është vendi ideal për të pushuar nën cicërimat e zogjëve.

Shkarko Harten Offline
Radomirë – Liqeni i Zi (Monument Natyre)
?
Export