Qafë Shapkë – Maja e Shebenikut
Qafë Shapkë – Maja e Shebenikut
Qafë Shapkë – Maja e Shebenikut
Gjatësia e shtegut: 10.5 km
Lartësia max: 2226 m
Lartësia min: 1210 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 7 orë
Shtegu kalon mes pyjeve të dushqeve, pishës zezë e deri në kullotat alpine. Gjatë ngjitjes tuaj për në Majën e Shebenikut do të haseni në lartësinë 1900 metra mbi nivelin e detit me Liqenet Akullnajore të Dragastunjës. Ngjitja juaj mund të vazhdoi edhe mbi gjurmën e shtegut në lartësine 2264m, pra në Majën e Rreshpes, që është edhe maja më e lartë e këtij Parku Kombëtar; ngjitja në këtë majë sugjerohet vetëm për persona të mësuar me terrene shumë sfiduese.

