Qafa e Vaskut – Liqenet e Dragostunjës
Qafa e Vaskut – Liqenet e Dragostunjës
Gjatësia e shtegut: 19 km
Lartësia max: 1682 m
Lartësia min: 868 m
Vështirësia: mesatar
Kohëzgjatja: 9 orë (vajtje)
Ky shteg në brendësi të pyjeve të ahut përfundon në Liqenet e Dragostunjës. Këto 15 liqene akullnajore gjenden afërsisht gjenden 1500 metra mbi nivelin e detit. Liqeni më i madh është ai i Likopatrës me një sipërfaqe prej 3.5 ha; të tjerët janë po aq të bukur, por me madhësi më të vogël.
Për shkat të gjatësisë së konsiderueshme që ka shtegu keshillohet të flini me tenda në kullotat alpine ose të mos të ktheheni mbrapsht, por të dilni më pas pranë fshatit Klizë.
Intinerari rrugë auto: Librazhd – Prrenjas – Rrajcë Fushë (e asfaltuar – 40 km – 50 min), Rrajcë Fushë – Rrajcë – Bardhaj /Qafa e Vaskut (rrugë me çakull e kalueshme me fuoristrada – 14 km – 40 min) & Klizë – Dorëz (rrugë me çakull e kalueshme me fuoristrada – 15 km – 40 min), Dorëz-Librazhd (rrugë auto e asfaltuar – 8 km – 20 min).



