Maqellarë – Ujëvara e Pocestit

Maqellarë – Ujëvara e Pocestit

Gjatësia e shtegut: 3.6 km

Lartësia max: 1482 m

Lartësia min: 777 m

Vështirësia: mesatare

 

Ky shteg i vështirësisë mesatare gjarpëron përmes një bimësie të larmishme prej shkurreve tek dushku e pishat. Mos hezitoni të mblidhni manaferra e trëndafil të egër për çaj. Teksa i afroheni destinacionit tuaj final zhurma e ujëvarës mbizotëron mbi çdo tingull tjetër. Monumenti i Natyrës “Ujëvara e Pocestit” ka një rënie uji 13 metra të lartë e përgjatë ditëve të nxehta mikroklima e freskët e bënë tepër tërheqëse. Kjo pikë dominante iu ofron mundësinë për u përhumbur në panoramën e luginës së Drinit të Zi nga Dibra e Madhe, fusha e Gjoricës, fusha e Maqellarës dhe deri afër qytetit të Peshkopisë.

Gjatë stinës së dimrit, vizitorët duhet të kenë shumë kujdes nga akujt që krijohen tek Ujëvara e Pocestit pasi mund të shkëputen dhe janë të rrezikshëm.

Shkarko Harten Offline
Maqellarë – Ujëvara e Pocestit
?
Export