Llogara – Gropat e Pirit
Llogara – Gropat e Pirit
Gjatësia: 7.5 km
Lartësia max: 996 m
Lartësia min: 352 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 5.5 orë
Koha e rekomanduar për frekuentim: gjithë vitin
Ky shteg nis nga Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar “Llogara” dhe vijon duke përshkuar pjesën e pyllit të Llogarasë. Përgjatë shtegut shquhen shumë lloje bimësh, drurësh pyjorë, por edhe kafshë të pyllit, të cilat mund të evidentohen edhe nëpërmjet gjurmëve të tyre.
Vini re: Gjatë shtegut mungojnë burimet me ujë të pijshëm si dhe nuk ofrohet asnjë strukturë turistike/ shërbim. Këpucët dhe veshjet duhet të jenë të përshtatshme si për ecje të lehtë por edhe të sigurt për arsye të prezencës së nepërkave dhe gjarpërinjve në periudhën Maj – Tetor. Jo e gjithë gjatësia e shtegut mbulohet nga operatorët telefonik.
Flora përfaqësohet me llojet si: Pisha e egër (Pinus halepensis), Rrobulli (Pinus heildreichi), Lisi (Quercus petraea), Qarr (Quercus cerris), Bredhi i maqedonisë (Abies borisi-regis Mattf.), Pisha e zezë (Pinus nigra) dhe Bushi (Buxus sempervirens L.).
Fauna përfaqësohet me llojet si: kunadhja (martes martes), dhelpra e kuqe (Vulpes vulpes) , derri i eger (Sus scrofa) etj

