Kallënga – Grykëderdhja e Lumit Vjosa

Kallënga – Grykëderdhja e Lumit Vjosa

Niveli i vështirësisë: i ulët

Gjatësia: 4 km

Lartësia max: 2 m

Lartësia min: -2

Kohëzgjatja e përshkimit të shtegut: 1 orë

Koha e rekomanduar për frekuentim: gjithë vitin

 

 

Ky shteg nis nga Laguna e Kallëngës, e cila është strehë për një shumëllojshmëri shpendësh të ujit, mos humbni rastin për ti vrojtuar ata me dylbi. Duke vijuar më pas me kalimin krah dunave më të vjetra në Ballkan, të cilat janë habitati kryesor për folenizimin e breshkave të detit. Në këtë zonë në 5 vitet e fundit janë evidentuar rreth 10 fole të breshkave te detit te llojit caretta caretta.  Më pas vijohet në pjesën e grykëderdhjes së lumit Vjosa, një nga zonat më të reja të shpalluara Park Kombëtar.

 

Flora përfaqësohet me llojet si: Pisha e egër (Pinus halepensis), Pisha e butë (Pinus pinea), Brokra (Cakile maritima), Rrodhja e lungeve (Xanthium strumarium), Këmbëkuqja ruse (Salsola kali), Kallami i ranishteve (Ammophila arenaria) etj.

Fauna përfaqësohet me llojet si: Flamingo(Phoenicopterus roseus), Pelikani Kacurrel(Pelecanus crispus), Çakalli (Canis aureus), Brshka e detit (caretta caretta)

Shkarko Harten Offline
Kallënga – Grykëderdhja e Lumit Vjosa
?
Export