Ish posta e kufirit në Steblevë – Maja e Kallkanit

Ish posta e kufirit në Steblevë – Maja e Kallkanit

Ky shteg ka për destinacion përfundimtar Majën e Kallkanit në lartësinë 2012 e kjo është edhe një prej pikave që ndan kufirin zyrtar midis Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Ngjitja për në majën e Kallkanit kalon përgjatë pyjeve të ahut e në kullotat alpine të Vishoricës në lartësinë 1883 metra mbi nivelin e detit.

Intinerari rrugë auto: Librazhd-Zgosht (e asfaltuar – 14 km – 20 min),  Zgosht – Fushë Studën –Steblevë (rrugë me çakull e kalueshme vetëm me fuoristrada – 22 km – 2 orë). Ndaloni në Qendrën e Vizitorëve në Fushë Studën për të marrë informacion më të detajuar.

 

Gjatësia e shtegut: 7.5 km

Lartësia max: 2012 m

Lartësia min: 1299 m

Vështirësia: mesatare

Shkarko Harten Offline
Ish posta e kufirit në Steblevë – Maja e Kallkanit
?
Export