Gadishulli i Linit

Gadishulli i Linit

Gjatësia e shtegut: 5.5 km

Lartësia max: 716 m

Lartësia min: 694 m

Vështirësia: i lehtë

Kohëzgjatja: 1.5 orë

Mbërrini në qendrën e fshatit Lin prej ku nisni shtegun qarkor, i cili kalon në Mozaikun e Linit ( Monument Kulture ) dhe rrënojat e kishës së vjetër, të cilat ndodhen në kodër të fshatit. Ndërsa udhëtoni në kohë gjatë vizitës së monumenteve historike do të jeni duke shijuar pamjet mahnitëse të Liqenit të Ohrit. Të gjithë dashamirësit e natyrës e historisë do ta gjenin veten përgjatë këtij shtegu të vështirësisë së ulët e të aksesueshëm gjatë gjithë vitit.

Shtegu “Gadishulli i Linit” ndodhet në Peizazhin e Mbrojtur “Liqeni i Pogradecit”.

Shkarko Harten Offline
Gadishulli i Linit
?
Export