Çuka e madhe – Radanj

Çuka e madhe – Radanj

Gjatësia e shtegut: 7.7 km

Lartësia max: 1152 m

Lartësia min: 990 m

Vështirësia: i lehtë

Kohëzgjatja: 1.5 orë

 

Shtegu i Çukës së madhe të Radanjit fillon me pyjet e lajthisë duke vazhduar intinerarin e lëvizjes në rrugën Leskovik – Ersekë deri te kaçkat e Radanjit (deri këtu është e aksesueshme me makinë), ku vizitorët kanë mundësi të bëjnë një pushim të shkurtër nën hijen e këtyre drurëve. Më pas vizitorët përshkruajnë Çukën e madhe të Radanjit ku kanë mundësi të shohin muret rrethues të kalasë të ndërtuar në kohën e bronxit nga Ilirët. Lartësia e këtyre mureve arrin deri në 6 m dhe karakteristika themelore e tyre qëndron tek ndërtimi me mur të thatë me një trashësi 3 m. Më pas vizitorët shkojnë në drejtim të Qafës së Hazarit duke parë pamje atraktive të pyjeve të Parkut Natyror të Gërmenjit.

Shtegu është lehtësisht i aksesueshëm përgjatë gjithë periudhës së vitit.

Shkarko Harten Offline
Çuka e madhe - Radanj
?
Export