Aliaj - Syri Sheganit (Bajzë)
Aliaj – Syri Sheganit (Bajzë)
Aliaj – Syri Sheganit (Bajzë)
Gjatësia e shtegut: 7.91 km
Lartësia max: 77 m
Lartësia min: 7 m
Vështirësia: e ulët
Kohëzgjatja: 2.5 orë vajtje
Shtegu fillon me ngjitjen në fshatin Aliaj, zbret tek Hordhanat e Virit dhe Syri i Sheganit pastaj ngjitet në Bajzë të Kastratit (Malësi e Madhe). Syri i Sheganit mbart statusin Monument Natyre dhe ka një pamje mjaft mbresëlënëse ku kombinohen nuancat e jeshiles e blusë në kontrast me kafen dhe të kuqen e tokës përreth.
Gjatë shtegut ka burime ujore. Ky shteg mund të bëhet edhe me biçikletë.
Shtegu “Aliaj – Syri Sheganit (Bajzë)” gjendet në Rezervati Natyror i Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”.



