Stanet e Murrizës - Pusi i Gaçit
Stanet e Murrizës – Pusi i Gaçit
Stanet e Murrizës – Pusi i Gaçit
Gjatësia e shtegut: 6.00 km
Lartësia min: 1312 m
Lartësia max: 1471 m
Vështirësia: mesatare
Mali me Gropa – Monument Natyre është një nga territoret më të veçantë të Shqipërisë me formacionet e tij gjeologjike të jashtëzakonshme që i japin emrin. Ky peizazh unik, me lugina të thella dhe forma karstike të krijuara nga proçesi karstik, ose i tretjes në ujë të shkëmbinjve gëlqeror për mijëra vjet, është një dëshmi e fuqisë dhe bukurisë së natyrës.
Në këtë zonë të veçantë, çdo hap ju çon më afër historisë gjeologjike të vendit tonë, ndërsa ajri i pastër dhe qetësia e pyjeve përreth ofrojnë një përvojë të papërsëritshme për të gjithë vizitorët.
Shtegu “Stanet e Murrizës – Pusi i Gaçit” gjendet në Parkun Natyror “Mali me Gropa – Bizë – Martanesh”.

