Qafëmollë-Zall Dajt
Qafë Mollë – Zall Dajt
Qafë Mollë – Zall Dajt
Gjatësia e shtegut: 7.73 km
Lartësia min: 363 m
Lartësia max: 801 m
Vështirësia: mesatare
Aksesueshmëria: Për të arritur pikën fillestare të këtij shtegu duhet ndjekur rruga nacionale Tiranë – Qafë Mollë.
Gjatë ecjes tuaj do të kaloni përmes pyjeve të përzier me dushqe dhe lajthi. E veçanta e këtij shtegu janë pyjet e vjetra të gështenjës, të cilat arrijnë deri 2 metra diametër. Ky shteg është i përshtatshëm për të gjitha grup-moshat dhe ofron pamje të bukura të lumit të Tiranës dhe Qafë Murrizës e deri në zonën e Krujës.
Shtegu “Qafë Mollë – Zall Dajt” gjendet në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.

