Qafë Mollë – Qafa e Qershisë
Qafë Mollë – Qafa e Qershisë
Gjatësia e shtegut: 5.26 km
Lartësia min: 801 m
Lartësia max: 1356 m
Vështiresia: e lartë
Aksesueshmëria: Për të arritur pikën fillestare të këtij shtegu duhet ndjekur rruga nacionale Tiranë – Qafë Mollë.
Ky është shteg i vështirë dhe rekomandohet vetëm për moshat e rritura dhe të mësuara me terrene sfiduese. Ju do të rrugëtoni përmes pyjeve të përzera të ahu, frashërit, mëllezës dhe llojeve të tjera. Shtegu ngjitet dhe zbritet në faqen e pasme të malit të Dajtit. Kundroni prej aty bukuritë e zonës së Zall Bastarit, Shëngjergjit e deri tek vargmalet e Krujës. Ky itinerar është përdorur në periudhën e monizmit për trasportin me kafshë të armëve dhe municioneve të shtetit shqiptar.
Shtegu “Qafë Mollë – Qafa e Qershisë” gjendet në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.
