Qafëmollë-Gryka e Tujanit
Qafë Mollë – Gryka e Tujanit
Qafë Mollë – Gryka e Tujanit
Gjatësia e shtegut: 6.37 km
Lartësi min: 801 m
Lartësia max: 1046 m
Vështirësia: mesatare
Aksesueshmëria: Për të arritur pikën fillestare të këtij shtegu duhet ndjekur rruga nacionale Tiranë – Qafë Mollë.
Shtegu kalon përmes pyjeve të përzier me dushqe dhe lajthi. Përgjatë shtegut gjenden pyjet e vjetra të gështenjës të cilat arrijnë deri në 2 metra diametër. Shtegu aksesohet nga të gjithë grup-moshat. Shtegu të ofron mundësinë të kundrosh peizazhet e lumit të Tiranës dhe Qafë Murrizës e deri te zona e Krujës.
Shtegu “Qafë Mollë – Gryka e Tujanit” gjendet në Parkun Kombëtar “Mali i Dajtit”.

