Lapidari (Linos)-Shpella e Valit (Monument Natyre)
Lapidari i Linosit – MN Shpella e Valit
Lapidari i Linosit – MN Shpella e Valit
Gjatësia e shtegut: 9.10 km
Lartësia min: 1220 m
Lartësia max: 1430 m
Vështirësia: mesatare
Aksesueshmëria: Për të arritur në pikën fillestare të shtegut ndiqet rruga Tiranë – Bizë deri tek lapidari i Linosit.
Shtegu nis nga lapidari i Linosit, me pamje të bukura të zonës së Shëngjergjit dhe të Elbasanit, përgjatë shtegut vihen re gropat e Berdhetës dhe pyjet e ahut. Ofron e shumëllojshërinë e ngjyrave të luleve pranverës dhe mijëra nuancat e gjethëve të vjeshtës. Në fund të rrugëtimit tuaj hapet përpara jush shpella e madhe e Valit, e cila mban statusin Monument Natyre.
Shtegu “Lapidari në Linos – MN Shpella e Valit” gjendet në Parkun Natyror “Mali me Gropa – Bizë – Martanesh”.






