Eksploroni shtigjet dhe gjeni desinacionin tuaj të ardhshem për te shijuar natyrën…

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), e krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 102, datë 4.2.2015, është institucioni qendror shtetëror përgjegjës për zonat e mbrojtura dhe funksionon nën varësinë e ministrit përkatës. Detyra kryesore e saj është administrimi dhe kontrolli i këtyre zonave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
AKZM ka statusin e Drejtorisë së Përgjithshme në nivel qendror, ndërsa në nivel lokal organizohet në bazë qarku, përmes administratave rajonale të zonave të mbrojtura.
Funksionet, përbërja, përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat e Agjencisë si organ qendror i specializuar për zonat e mbrojtura, si dhe ato të institucioneve të varësisë së saj, përcaktohen shprehimisht në këtë ligj…
If you see this after your page is loaded completely, leafletJS files are missing.

Shtigjet në rrjetin e zonave të mbrojtura
Sektori i turizmit po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga sektorët prioritarë të zhvillimit ekonomik të vendit, e mbështetur kjo edhe në statistika. Një nga produktet turistike është turizmi natyror bazuar ne frymën e turizmit të qendrueshëm.
Zonat e mbrojtura natyrore në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, liqenor, ligatinor, detar nën ombrellën e ekoturizmit dhe veprimtarive në natyrë (rafting, hedhje me parashutë sportive, çiklizmi malor, peshkimi, ngjitjet alpinistike, ecja në natyrë-hiking, shëtitja me kuaj, vizitat studimore, etj). Disa prej këtyre veprimtarive janë motivi kryesor i vizitave që vizitorët e huaj ndërmarrin në zonat natyrore…








