Nënshejt – Lajthizë
Nënshejt – Lajthizë
Nënshejt – Lajthizë
- Gjatësia: 8.4 km
- Koha për t’u pëshkruar: 3 orë (vajtje)
- Vështirësia: mesatare
- Lartësia min: 1245 m
- Lartësia max: 1370 m
Aksesi në shteg kryhet nëpërmjet rrugës automobilistike Reps – Nënshejt – Fushë Lugje – Lajthizë, rruga është e pa asfaltuar, me çakull, pra e kalueshme me fuoristradë.
Shtegu nis në rrugë auto verore jashtë funksionit, kalon nëpër kullota verore. Gjatë rrugës mund të hasesh me kafshë e shpendë të egër, nga të cilët më të shpeshtë janë lepuri i egër (Lepus capensis) e thëllëza e malit (Alectoris graeca). Ky shteg kalon në afërsi të Monumenteve të Natyrës “Shpella e Stërqokut” dhe “Shpella e Pashës”.
Shtegu “Nënshejt – Lajthizë” ndodhet në Parkun Natyror “Bjeshka e Oroshit”.



