Tropojë e vjetër – Rreshkëz – Liqenet e Sylbicës

Tropojë e vjetër – Rreshkëz – Liqenet e Sylbicës

Gjatësia e shtegut: 23 km

Lartësia max: 2083 m

Lartësia min: 387 m

Vështirësia: e lartë

Shtegu fillon nga Tropoja e vjetër në lartësinë 387 m mbi nivelin e detit dhe vazhdon përgjatë rrugës auto në luginën e Tropojës deri në Bjeshkën e Sulbicës, tek Liqenet e Sylbicës në lartësinë 2083 m mbi nivelin e detit. Rrugëtimi në këtë shteg përbën një eksperiencë të rrallë me florën e pasur, e cila nis me pyjet e dushqeve vazhdon më tej nga pyjet e vjetër të ahut të ndarë nga lumi i Tropojës përgjatë të cilit shtrihet dhe shtegu në shumicën e gjatësisë së tij. Më pas kaloni në kullotat alpine ku ndodhen dy Monumentet e Natyrës: Liqenet e Sylbicës dhe Liqenet e Dobërdolit. Shtegu përfaqësohet nga një florë dhe faunë e pasur pasi përfaqëson 4 zonat fitoklimatike.

Shtegu “Tropojë e vjetër – Rreshkëz – Liqenet e Sylbicës” ndodhet në Parkun Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Shkarko Harten Offline
Tropojë e vjetër – Rreshkëz - Liqeni i Sulbicës
?
Export