Shtegu i Spiaxhos
Shtegu i Spiaxhos
Shtegu i Spiaxhos
Gjatësia e shtegut: 4 km
Lartësia max: 9 m
Lartësia min: -3 m
Vështirësia: e ulët
Shtegu i Spiaxhos të jep mundësinë të shohësh habitate të ndryshme natyrore, dhe shumë lloje bimësh. Karakteristikë e këtij shtegu është ecja nëpër një pyll të ri me pisha, i cili është mbjellë para disa vitesh nga punonjësit e Parkut Kombëtar “Divjakë – Karavasta”. Pasi arrijmë në Kullën e Vrojtimit të Shpendëve në Spiaxho shohim shpendë dimërues që kanë mbushur pjesët ujore si rosa të ndryshme, karabullakë, pelikanë, çafka të ndryshme dhe shpendë të vegjël uji. Gjithashtu shohim edhe kanalin e Kularit dhe metodën e peshkimit tradicional Kalimerin që përdoret në këtë kanal.

