Çezma e Tarikos – Çuka e Partizanit
Çezma e Tarikos – Çuka e Partizanit
Gjatësia e shtegut: 11.5 km
Lartësia max: 2397 m
Lartësia min: 914 m
Vështirësia: e lartë
Ky është një nga shtigjet më të vështira të Parkut Kombëtar “Mali i Tomorrit” me destinacion final majën më të lart të parkut “Çuka e Partizanit”. Në shteg gjenden dy burime ujore; gjithashtu sugjerohet të përshkohet në ditët më të gjata të vitit për asye të gjatësisë së tij, ose të kalohet nata me tenda në livadhin alpin poshtë Çukës së Partizanit. Përgjatë këtij shtegu mund të shkohet lehtë në një destinacion tjetër kulturor si sheshi i “Shën Pjetrit”, cili frekuentohet shpesh nga besimtarët e krishterë e vizitorët.
Bazuar në kontekstin historik të zonës e qytetit të Beratit ky shteg ka shërbyer si rrugë kryesore e kalimit të karvaneve me zonat e qytetin e Korçës. Gjatë kësaj rruge të hershme udhëtarët mund të shplodheshin në Hanin e Perisnakës i cili ndodhet afër fshatit me të njejtin emër.
Intinerari auto: Berat – fshati Qafë Dardhë, çakull – 23 Km – 1 orë e kalueshme vetëm me fuoristrada.
