Çerem - Gjarpri i Çeremit – Markofshë
Çerem – Gjarpri i Çeremit – Markofshë
Çerem – Gjarpri i Çeremit – Markofshë
Gjatësia: 6.6 km
Lartësia max: 2022 m
Lartësia min: 1137 m
Vështirësia: mesatare
Kohëzgjatja: 3.5 orë
Ky shteg fillon nga pjesa jugore e fshatit Çerem dhe ngjitet në mes të pyjeve halorë të dominuar nga rrobulli, të përzier me pyje ahu dhe fletorë të tjerë. Në pjesën fundore të shtegut në Markofshë në lartësinë 2015 m mbi nivelin e detit zona të ofron pamje mahnitëse të Bjeshkëve të Doberdolit, të kullotave dhe pyjeve të ahut të Lumit të Gashit si dhe atraksione të tjera të Parkut të Alpeve të Shqipërisë. Në këtë zone mund të hasesh me gjelin e egër, ariun e murrmë si dhe në periudhën e verës të shijosh boronicat.

