Buzmadhë – Liqeni Kallabaku – Guri i Mëngjesit
Buzmadhë – Liqeni Kallabaku – Guri i Mëngjesit
Gjatësia e shtegut: 21.5 km
Lartësia max: 1947 m
Lartësia min: 1451 m
Vështirësia: e lartë
Kohëzgjatja: 5 orë (vajtje)
Ky shteg shtrihet brenda Parkut Natyror “Korab – Koritnik”. Shtegu kalon në skaj të pyjeve të ahut mbi Buzmadhë, kullotave alpine nga Kroi i Bardhë 1779 m mbi nivelin e detit, në mes pyjeve të ahut dhe Monumentit të Natyrës “Mështekna e Shishtavecit”. Më tej vazhdon në pjesën panoramike të liqenit të Kallabakut dhe futet në pyjet e Ahut të Shishtavecit në lartësinë 1451 m. Rrugëtimi juaj përfundon në kullotat alpine të Malit të Koritnikut e deri tek Guri i Mëngjesit (Monument Natyre) në lartësinë 1947 m mbi nivelin e detit.
Për shkak të gjatësisë së tij të konsiderueshme ky shteg këshillohet të bëhet vetëm vajtje (5 orë) dhe kthimi të bëhet 1 ditë më mbrapa, e mundur të flihet me tenda pranë Liqenit të Kallabakut.



